KryesoreLajme

Kurti: Do të hapen tetë poliklinika stomatologjike në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë.

Pasi shprehu kënaqësinë për hapjen e këtij kongresi, kryeministri tha se në punën e tyre të përditshme stomatologët shohin se sa shumë mund të ndryshojë jetën e një njeriu kujdesi stomatologjik. Ndërsa shtoi se shëndeti oral është pjesë e pandashme e shëndetit të përgjithshëm.

“Në këtë frymë, kemi planifikuar dhe buxhetuar hapjen e tetë poliklinikave stomatologjike në komunat anembanë Kosovës. Me këtë zgjerim, synojmë që qytetarët ta marrin kujdesin specialistik më afër vendbanimit të tyre, me më pak udhëtime dhe më pak barrë për familjet. Hapi i radhës është funksionalizimi i tyre në objektet ekzistuese dhe ndërtimi i objekteve të reja ku ato mungojnë”, tha Kurti, njofton Kryeministria

Lexo më shumë  Dosja e bujshme nga Italia/ Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK

Kryeministri Kurti, me këtë rast, njoftoi se janë përfunduar procedurat e nevojshme për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, dhe shtoi se ky investim, së bashku me integrimin e teknologjive bashkëkohore, do të krijojë kushte më të mira për trajtimin e pacientëve dhe punën e profesionistëve.

“Si qendër universitare, ajo ka një përgjegjësi të veçantë për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Investimi në të është investim në dijen dhe aftësinë e brezave që do ta zhvillojnë më tej shëndetësinë tonë.

Lexo më shumë  Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, flasin për situatën e sigurisë

Stomatologjia është kujdes dhe shërbim, është profesion dhe shkencë. Pacientët përfitojnë kur praktika klinike, arsimi dhe kërkimi shkencor ecin së bashku”, tha kryeministri në fund të fjalës së tij, duke ju uruar punime të suksesshme.

YouTube player