Lajme

‘Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve’, tenori Lahaj i drejtohet kryeministrit Rama për ardhjen e Bregoviç: Tregohu burrë e anullo koncertin

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregoviç për të kënduar në festën e birrës në Korçë, ka shkaktuar një valë zemërimi mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohura të politikës, artit, kulturës dhe gazetarisë që kanë kërkuar publikisht anullimin e koncertit. Një ndër to është edhe tenori shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj.

Me anë të një statusi në Instagram Lahaj i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të anullojë pjesmarrjen e Bregoviç në festën e birrës.

Në postimin e tij ai i kërkon Ramës që të tregohet ‘burrë’ dhe të mos ngjalli plagët e së shkuarës duke i lënduar motrat dhe vëllezërit e Kosovës më shumë.

Postimi i plotë:

“Z. EdiRama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin! Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep”.

“Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at ‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!  Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve”.

Shumë artistë kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës që të anulloj ftesën për këngëtarin serb, por kjo e fundit nuk iu përgjigj kërkesës së tyre. Pas këtij qëndrimi shumë këngëtarë shqiptarë dhe kosovarë anuluan pjesëmarrjen e tyre në festë.

Lexo më shumë  Asambleja Parlamentare e NATO-s nis punimet, Kosova në rend dite

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *