Bota

“Shhh…” Ushtria e Ukrainës bën thirrje për qetësi para sulmit

Mes zhurmës së tmerrshme të artilerisë, por edhe lajmeve të mediave ndërkombëtare që flasin për një ofensivë të madhe të Ukrainës ndaj pushtuesve rusë, ushtria e Kievit bën thirrje për qetësi.

Një video është publikuar së fundmi nga ushtria ukrainase ku shfaqen ushtarë të vijës së parë, të cilët teksa janë të armatosur deri në dhëmbë, bëjnë thirrje për qetësi. Video mbyllet me pamje të avionëve luftarakë F-16 në fluturim. Në një tjetër postim në “Telegram”, Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se nuk do të ketë asnjë njoftim për fillimin, duke iu referuar me sa duket kundërofensivës.

Lexo më shumë  Ukrainasit dëmtojnë aeroplanët rusë

Ndërkohë, ne terren luftimet vijojnë të jenë të ashpra. Rusia vijoi sulmet ajrore edhe gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ndërsa Moska tha se ka synuar shkatërrimin e bazave ajrore të ushtrisë ukrainase. Ndërsa një vajzë vetëm 2 vjeç ndërroi jetë e shumë civilë të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet e natës së kaluar në lagjen e Pidhorodnenska në Dnipro, teksa sipas guvernatorit të zonës, nga bombat mbetën dhe 22 persona të tjerë të plagosur.

Lexo më shumë  Hetimet konfirmojnë fundosjen e anijes ruse nga Ukraina

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *