Lajme

Shfarosen 11% e pulave në Shqipëri, 560 mijë shpendë të ngordhur nga gripi

560 mijë pula kanë ngordhur nga gripi i shpendëve deri më tani. Pjesa më e madhe e tyre u infektuan dhe ngordhën në pjesën e dytë të marsit, kryesisht në pularitë e mëdha të Durrësit, që furnizojnë tregun me mish dhe me vezë.

Sot, infektimet janë më të ulëta dhe nuk përbëjnë shqetësim për shfarosje masive.

Autoritetet kanë gjetur së fundmi një vatër në oborrin e një familjeje në Shkodër, teksa nuk raportohen vatra të reja.

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Shifrat tregojnë se Shqipëria ka humbur 11% të numrit të pulave që mbarshtrohen në vend. Rreth 5 milionë pula janë regjistruar në cenuesin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa prodhimi vjetor i vezëve arrin në 860 milionë.

Epidemia e influencës aviare ka ndikuar në çmimet e tregut, por nuk ka dhënë ndikim të fortë në furnizimin e tij. Konsumatori nuk është prekur nga ky virus dhe nuk rrezikohet, nëse mishi dhe vezët gatuhen në temperaturë mbi 70 gradë Celsius.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *