Bota

Shërbimi ukrainas dhe ai polak i sigurisë kishin parandaluar atentatin rus ndaj Zelenskit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte shënjestra e një komploti vrasjeje të organizuar nga një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar nga Rusia Sovjetike dekada më parë. Lajmin e bëri të ditur kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme të Ukrainës, SBU, Gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk.

Në një takim të mbyllur me median ukrainase, Malyuk dha detaje mbi planin për vrasjen e Zelenskyt, duke sqaruar se shtetasi polak ishte aktivizuar nga Rusia për të realizuar një atentat ndaj Presidentit ukrainas në aeroportin Rzeszów-Jasionka të Polonisë.

Lexo më shumë  Irani në qendër të raportit të rëndë - Dënimi me vdekje përdoret si mjet shtypjeje politike

Komploti parashikonte përdorimin e një droni FPV ose një pushke snajperi për të ekzekutuar vrasjen.

Malyuk theksoi se ky individ kishte mbajtur bindjet e tij anti-ukrainase për vite me radhë, duke shfrytëzuar mundësinë e rekrutimit nga Rusia për të realizuar një akt të tillë. Sipas tij, tentativa për vrasje u pengua nga një operacion i përbashkët i SBU-së dhe shërbimit të sigurisë së brendshme të Polonisë (ABW), i cili e ndaloi komplotin në kohë.

Zelensky ka qenë shënjestër e shumë komploteve të dështuara për vrasje që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në vitin 2023, Zelensky tha se kishte pasur mjaft herë atentate ndaj jetës së tij.

Lexo më shumë  Gjermania do të investojë miliarda në mbrojtjen civile

Në maj të vitit 2024, Ukraina tha se kishte ndaluar dy kolonelë ukrainas nga departamenti i saj i sigurisë shtetërore, të cilët kishin rrjedhur informacione në Rusi dhe po komplotonin për të vrarë Zelenskyn dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Rruga Press

YouTube player