Lajme

Shënohet viktima e parë prej zjarreve në Kosovë, një burrë u asfiksua nga tymi pasi u fut në një stallë për ti shpëtuar flakëve

Shënohet viktima e parë prej zjarreve në Kosovë. Një person ka ndërruar jetë në Malishevë pasi është asfiksuar.

Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës

Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në qendrën mjekësore të Malishevës ku fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Lexo më shumë  Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Igli Tare parqitet në SPAK

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg për autopsi.

Në Kosovë aktualisht janë 4 vatra zjarri aktive në rajonin e Prizrenit, Suharekës, Ferizajt dhe Rugovës. Në këtë rajon flakët janë në afërsi të banesave dhe rrezikojnë që ti djegin ato, ndërkohë që deri mbrëm bëhet me dije se asnjë ekip i zjarrfikësve nuk ka shkuar në vend.

Lexo më shumë  Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *