Sport

“Shenjtorë” apo “mëkatarë”, zbulohet burimi i energjisë në skuadrën e Brojës

Duket se skuadra ku luan Armando Broja ka gjetur një zgjidhje interesante në përballjet që luan dhe ky është një burim energjie që e ka gjetur tekniku austriak, Ralf Hasenhutl.

Rreth minutave 60-70 është vënë re që skuadra e Sauthempton ndalon shpesh lojën për shkak të ndonjë dëmtimi, ku në një rast ka qenë pjesë dhe Armando Broja, ndërkohë që lojtarët shkojnë drejt stolit dhe konsumojnë një xhel energjie.

Lexo më shumë  Sinjal i mirë ─ Kosova U19 mposht Turqinë dhe fiton grupin

Stili i futbollit që luan tekniku austriak me ekipin e tij është një stil që harxhon energji dhe ky xhel i ndihmon ata për të mbajtur rezultatin në minutat e fundit të takimit.

Gjithsesi, përdorimi i këtij xheli nuk është aspak ilegal, madje ish-fiziologu i ekipit të Wolverhampton, Fil Hajuard, është shprehur se shkencëtarët e sportit duhet t’jua rekomandojnë këtë të gjitha ekipeve.

Lexo më shumë  Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *