Bota

Pabarazitë e vaksinës/ Si u nda në dy pjesë Bashkimi Europian

Që në krye të herës, Bashkimi Europian premtoi shpërndarjen e barabartë të vaksinës, megjithatë nga një analizë e kryer së fundmi del se ajo nuk ka qenë e tillë. Studimi i kryer me të dhënat mbi shpërndarjen, rishitjen dhe dhurimet e vaksinave të ndryshme gjatë këtij viti të parë të fushatës së vaksinimit tregon se midis planeve të Komisionit dhe vënies së tij në zbatim nga shtetet anëtare ka një dendek.

Analiza e shifrave, të cilës i referohet Le Monde, tregon se Europa favorizoi vaksinat e vektorit viral (AstraZeneca dhe Janssen) në lindje dhe jug, ndërsa veriu dhe perëndimi mbajti vaksinat me ARN (Pfizer dhe Moderna).

Lexo më shumë  “Kontroll mbytës mbi median”, gazetarët e RAI-t në grevë kundër qeverisë së Giorgia Melonit

Kjo dikotomi bien në sy sidomos kur krahason produktin e brendshëm bruto të këtyre vendeve: më shumë se 84% e vaksinave të marra nga shtetet anëtare më të pasura janë vaksina të ARN-së (67.6% nga Pfizer dhe 16.5% nga Moderna), ndërsa ato përfaqësojnë pak më shumë se 66 % e vaksinave të marra nga dhjetë vendet më të varfra (57.4% nga Pfizer dhe 9.1% nga Moderna).

Kësaj i shtohet edhe rishitja e vaksinës me ARN nga disa prej vendeve më të varfra në BE. Kështu, nga 60 milionë dozat e marra të vaksinave të ARN-së, Polonia ka rishitur 11 milionë, veçanërisht në Austri, Gjermani, Spanjë, Norvegji dhe madje edhe Australi. Bullgaria rishiti më shumë se 3.1 milion doza të vaksinave me ARN, duke përfshirë 3 milionë doza nga Pfizer në Francë dhe Rumania rishiti 2.6 milion të së njëjtës vaksinë.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Kjo mospërputhje reflektohet në të dhënat për përdorimin e këtyre vaksinave: ajo me vektor viral përfaqëson 18% të të gjitha injeksioneve të kryera në shtetet anëtare më të varfra, krahasuar me 10.8% në vendet më të pasura./res/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *