Art & Kulturë

Çfarë do të ndodhë në sezonin e gjashtë të Peaky Blinders?

Pas pesë sezoneve super të suksesshme, fansat e “Peaky Blinders” kanë pritur më shumë se dy vjet për sezonin e gjashtë. Kjo pritje pothuajse po mbaron, pasi seriali do të shfaqet së shpejti në BBC One, më 27 shkurt 2022, në orën 21:00. Netflix, nga ana tjetër – i cili e ka transmetuar serialin që nga sezoni i parë, e ku pritet që shikueshmëria të jetë rekord – ende nuk ka konfirmuar një datë.

Kush është në kastin e sezonit të gjashtë të Peaky Blinders?

Personazhet e preferuara të fansave do të rikthehen të gjithë në sezonin e fundit të serialit dramatik, përveç Helen McCrory – e njohur në film si halla Polly – e cila fatkeqësisht ndërroi jetë para disa kohësh. Megjithatë, krijuesi Steven Knight ka zbuluar se halla Polly, do të jetë e pranishme në sezonin e gjashtë.

Kasti i sezonit të gjashtë përfshin:

  • Cillian Murphy  në rolin e Thomas Shelby
  • Paul Anderson në rolin e Arthur Shelby
  • Sophie Rundle në rolin e Ada Shelby
  • Natasha O’Keeffe në rolin e Lizzie Stark
  • Harry Kirton në rolin e Finn Shelby
  • Ned Dennehy në rolin e Charlie Strong
  • Finn Cole në rolin e Michael Grey
  • Ian Peck si Curly
  • Sam Claflin në rolin e Oswald Moseley

Çfarë do të ndodhë në sezonin e gjashtë të Peaky Blinders?

Vëmendja kryesore sigurisht mbetet te protagonisti i serialit, Tommy Shelby, i cili do të rikthehet në ekran për të gjetur një mënyrë që anëtarët e “Peaky Blinders” të largohen nga jeta e rrezikshme. Nga ana tjetër, traileri i publikuar në dhjetor 2021, shfaq motrën dhe këshilltaren politike të tij, Ada Thorne, e cila i jep vëllait të saj një paralajmërim domethënës.

 “Shiko mirë, Tom”, thotë ajo në klip. “Sepse njëri prej nesh nuk do të jetë këtu për shumë kohë…”

Sezoni i gjashtë i “Peaky Blinders”, historia e të cilit bazohet në një bandë famëkeqe në Birmingham-in e vitet 1890, përfundoi xhirimet në qershor dhe jo në kohën kur ishte planifikuar, për shkak të shtyrjeve të shumta të shkaktuara nga situata me Covid-19.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *