Bota

Infografika/ Ukraina përballë Rusisë, statistikat e dy ushtrive

Nuk është befasi kur raportohet se Rusia ka një ushtri më të madhe se Ukraina.

Në një infografik të ri, të krijuar për “The Independent” nga agjencia e statistikave Statista , shihet qartë fuqia e forcave tokësore, ajrore dhe detare të Rusisë në krahasim me Ukrainën.

Rusia ka 850,000 personel aktiv, ndërsa Ukrain 200,000. Në ajër, Rusia ka më shumë se 4000 avionë të kombinuar, ndërsa Ukraina ka më pak se 320. Dhe në det, flota detare e Rusisë prej 605 është shumë më e madhe se 38 e kundërshtarit të saj.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Në një statistikë veçanërisht të zymtë detare, diagrami – i cili përdor të dhënat e përpiluara nga uebsajti i statistikave ushtarake Global Firepoëer – tregon se ndërsa Rusia ka 15 anije shkatërruese gati për sulm, Ukraina ka zero.

Presidenti rus deklaroi të martën se ai nuk dëshiron luftë në Evropë dhe thuhet se filloi tërheqjen e disa trupave, megjithatë Boris Johnson e bëri të qartë se ishte skeptik ndaj garancive të Putin. 

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *