Shembja e urës në Fushë-Draç. Meta nxjerr pamjet: Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes” në Durrës
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën përmbytjet në vend.
Përmes rrjeteve sociale, Meta ka shpërndarë një video ku shihet situata problematike në Durrës, përmbytjet si edhe shembja e urës në Fushë Draç të Ishmit.
Metathekson se pavarësisht situatës problematike nuk ka pasur asnjë reagim nga pushteti vendor, ndërsa thotë se 14 maji do të sjellë ndryshimin me çdo çmim.
“Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes” në Bashkinë e Durrësit!
14 Maji, ndryshim me çdo çmim”, shkruan Meta bashkangjitur videos së publikuar.
Rruga Press