Lajme

Kèrcènohet studentja në MV: Nuk duan bibliotekën me libra shqip në Manastir, por nuk mund të më shantazhojnë

Studentja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Emira Selimi ka ndërmarrë një nismë të veçantë, ku kërkon mbështetje që të hapë bibliotekën e parë shqipe në qytetin e Manastirit.

Studentja nga Shkupi Ermira Selimi është kërcënuar në lidhje me iniciativën e hapjes së biblotekës me libra në gjuhën shqipe në qytetin e Manastirit.

Selimi nënvizoi se mesazhi kërcënues i ka ardhur nga një maqedonas, ku i thoshte se është një terroriste dhe nuk do paqe.

 Ajo është shprehur se nuk është ndikuar nga kjo gjë dhe do të vazhdojë ta çoj deri në fund këtë iniciativë.

“Në mesazhin tim vjen një kërcënim nga një person që emrin nuk dua t’ia përmend. Unë dje jam kontaktuar edhe nga ambasada amerikane. Më thotë, ti je një fashiste, ti je një terroriste, që dëshiron ta destabilizon vendin, nuk kërkon paqe, por thua gjëra të tilla. Atë mesazhin e dërgova në një media në Shqipëri dhe më pas gazetarja e publikoi, por pa e treguar emrin e atij personi.

Lexo më shumë  Ikja e njerëzve nga Shqipëria në emigrim, sidomos e të rinjve, “shpresa” e bizneseve, por edhe e qeverisë janë punonjësit e huaj

Unë nuk i marr fare seriozisht, e kam parasysh se çfarë më pret. Ne që jetojmë në Maqedoni të Veriut e dimë që pika e dobët e maqedonsave është qyteti i Manastirit. Të gjithë kanë frikë nga e vërteta dhe e vërteta flet shumë mirë, se kujt i përket ai qytet. Ata me vite të tëra kanë tentuar që ta asimilojnë duke bërë propaganda të ndryshme. Është një maqedonas që studion në fakultet gjuhën shqipe”, theksoi ajo.

“A jam duke dërguar armë në Manastir apo po dërgoj libra? Si mund të më thuash terroriste. Unë nuk iu përgjigja fare dhe ato kërcënime do ti dërgoj edhe në stacion policor, edhe pse nuk do të merren parasysh aspak, sepse unë e di se në çfarë shteti jetojmë.

Lexo më shumë  KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Edhe nëse do të kem kërcënime të tjera unë nuk do të dorëzohem. Po e them publikisht që nëse dikush do të më nxisë mua që të dorëzohem as mos të tentojë, sepse do të dështojë. Unë mbas vetes time kam të gjithë bashkkombësit e mi që po më përkrahin. S’ka fuqi që më shantazhon për të më ndaluar këtë iniciativë.

Kush tenton ta bëjë një gjë të tillë do të përballet me organet kompetente ose konkretisht mendoj që do të kërkojnë ndihmë nga ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut të marri parasysh këta persona që në një shtet demokratik të bëjnë gjëra të tilla.”, tha studentja shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *