Lajme

Shembet hyrja e tunelit në rrugën e re Kardhiq-Delvinë

Dalja e tunelit të Skërficës, në anën e Delvinës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë është mbuluar nga dherat dhe gurët për shkak të një shembjeje të regjistruar këtë pasdite.

Sipas inxhinierëve të veprës, pritet që verifikimi teknik të kryhet nesër, për të parë nëse kemi të bëjmë me një dëm serioz apo një shembje prej reshjeve të shpatit, të vendosur mbi hyrjen e tunelit.

Lexo më shumë  Pozhari kundër deklaratave të LDK-së: “Serbët dikur nuk paguanin fare rrymën, mos u bëni qesharakë”

Tuneli me gjatësi 1613 metër u hap plotësisht pak muaj më parë, ndërsa në të gjithë aksin janë duke u kryer punime finale.

Ky aks, që nisi më shumë se një dekadë më parë pritet t’i shërbejë interesave të turizmit në këtë zonë por edhe banorëve të më shumë se 20 fshatrave në luginën e Kardhiqit dhe atë të Rrëzomës në Delvinë.

Lexo më shumë  Rritet profesionalizmi i FSK-së, furnizohen me veshmbathje speciale të zhytjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *