Lajme

Shehu: Kuvendi i Shqipërisë duhet të dënojë gjenocidin e Serbisë ndaj popullit të Kosovës

Në Mejë të Gjakovës, më 27 prill 1999, ndodhi Srebrenica e Kosovës, ku  forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve.

Ndërkohë në përkujtim të kësaj dite, deputeti Tritan Shehu, ka dorëzuar një kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë, ku këkron që të dënohet gjenocidi serb ndaj popullit të Kosovës.

Ndër të tjera ai thotë se në seancën e radhës plenare duhet të mbahet një minutë heshtje në përkujtim të viktimave.

“Dorëzova një kërkesë në protokollin e Kuvendt. Sot është dita e përvjetorit të masakrës, në Kosovë, ku u masakruan burra dhe gra nga ushtria serbe. Për këtë arsye mendoj se kemi të bëjmë me një gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës. Fatkeqësisht qeveria e Serbisë nuk ka kërkuar falje asnjëherë për këtë krim dhe për këtë gjenocid. Unë sot i kam kërkuar Nikollës që të mbahet 1 minutë heshtje për respekt të viktimave dhe për të dënuar gjenocidin e Serbisë, ndaj popullit të Kosovës. Ne do të marrim hapa të tjerë për zhvillimin e procedurave të që do të ndjekë Kuvendi, që të dënojë zyrtarisht gjenocidin e Serbisë”, deklaroi Shehu në një deklaratë.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *