KryesoreLajme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë priti në takim homologun e tij nga Kosova gjenerallejtënant Bashkim Jasharin

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, gjenerali Metin Gürak ka pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjenerali Gürak priti gjenerallejtënant Jasharin, i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Türkiye me ftesën e homologut të tij, me një ceremoni zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm.

Lexo më shumë  DASH riafirmoi mbështetjen për Kosovën, KFOR-in dhe transformimin e FSK-së, Maqedonci: Dëshmi e qartë e progresit në vend

Pas intonimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, gjenerallejtënant Jashari ka përshëndetur Gardën e Nderit, transmeton Anadolu.Pas ceremonisë, Gürak dhe Jashari mbajtën një takim me dyer të mbyllura për mediat.

Rruga Press

YouTube player