BotaKryesore

Shefi i NATO: Ukraina ishte brenda të drejtave të saj për të nisur ofensivën në Kursk të Rusisë

Ukraina ishte plotësisht brenda të drejtave të saj për të nisur ofensivën e saj të befasishme në rajonin kufitar të Kurskut të Rusisë si një akt vetëmbrojtjeje.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg për gazetën gjermane Die Welt.

Ofensiva e nisur më 6 gusht e kapi Kremlinin në befasi, me Kievin që pretendon se ka pushtuar dhjetëra vendbanime dhe më shumë se 1200 kilometra katrorë (gati 500 milje katrorë) territor.

Lexo më shumë  Përpjekja për manipulim: Pse Rama nuk flet për protestën, por për protestuesit?

“Ukraina ka të drejtë të mbrohet. Dhe sipas ligjit ndërkombëtar, kjo e drejtë nuk ndalet në kufi”, citohet të ketë thënë Stoltenberg në një intervistë me Die Welt të botuar të shtunën.

“Ushtarët rusë, tanket dhe bazat atje (Kursk) janë objektiva legjitime sipas ligjit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Ofensiva befasoi gjithashtu aleatët e Kievit, me Stoltenberg që tha se Ukraina “nuk e parashikoi planifikimin e saj” me NATO-n dhe se aleanca ushtarake perëndimore “nuk luajti asnjë rol” në atë sulm.

Lexo më shumë  “Rama jepe dorëheqjen”/ Sheshi plot për 23 ditë! The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar

Rruga Press

YouTube player