KryesoreLajme

Banorët e Godoleshit në Elbasan: I shtrojmë vetë rrugët se Bashkia s’është interesuar për fshatin

Banorët e Godoleshit në Elbasan kanë investuar vetë në rrugët e fshatit. Ata thonë se Bashkia nuk është interesuar për ta ndërsa në këto kushte ata mblodhën lekët dhe e shtruan vetë rrugën!

Jo me asfalt por me beton, rrugën e fshatit e shtruan vetë!

Të neglizhuar nga bashkia Elbasan, banorët e fshatit Godolesh iu përveshën vetë punës.

Lexo më shumë  Kurti për varrezat masive në Zubin Potok: Serbia t’i hapë arkivat, familjet nuk mund të presin edhe 18 vjet

I gjithë fshati  përfshirë emigrantët kontribuoj për blerjen e materialeve

Banorët thonë se bashkia nuk iu përgjigj thirrjeve të tyre prej disa vitesh për të rehabilituar rrugën.

Ndonëse premtimet kanë qenë të shumta nga Bashkia Elbasan për ta kthyer fshatin Godolesh një atraksion turistik, deri më tani çdo rrugë e shtruar është fal banorëve me të ardhurat e tyre.

Lexo më shumë  Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, kryesojnë India dhe Filipinet


Rruga Press

YouTube player