Bota

Shefi i NATO-s, Rutte: Është koha të kalojmë në mendësinë e kohës së luftës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se aleanca nuk është e gatshme për kërcënimet me të cilat do të përballet nga Rusia në vitet e ardhshme dhe se është koha për t’iu kthyer një mendësie të kohës së luftës.

Ai u ka thënë anëtarëve të NATO-s se duhet të marrin në konsideratë shpenzime më të larta për mbrojtjen, që do të duhet të ishin më tepër se 2% e GDP-së.

Lexo më shumë  Pse 1 miliard dollarë në kontrata energjitike në Ballkan, po shkojnë te një kompani e panjohur e lidhur me Donald Trumpin

Ai po ashtu ka thënë se NATO duhet të jetë syhapur për ambiciet e Kinës.

“Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe me ne. Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër deri në pesë vite. Është koha për të kaluar në një mendësi të kohës së luftës dhe për të shtuar prodhimin tonë të mbrojtjes dhe shpenzimet e mbrojtjes.”, u shpreh Rutte nga Brukseli.

Lexo më shumë  Sulm me dron dhe shpërthime, terminali i naftës në flakë në Shën Petersburg të Rusisë

Rruga Press

YouTube player