Bota

SHBA-ja thotë se Izraeli do të nisë me pauza ditore katërorëshe në veri të Gazës

SHBA-ja ka thënë se Izraeli do të fillojë të zbatojë pauza katërorëshe çdo ditë në zonat në veri të Gazës. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në konferencë për media ka thënë se njoftimi do të bëhet tri orë para se të fillojë kjo pauzë, raporton “BBC”.

“Na është thënë nga izraelitët se nuk do të ketë operacione ushtarake në ato zona gjatë kohës së pauzës dhe ky proces po nis qysh sot”, tha Kirby.

Lexo më shumë  Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën

Ushtria e Izraelit ka thënë se “këto janë pauza taktike për ndihma humanitare për civilët në Gaza” dhe ka thënë se s’bëhet fjalë për armëpushim.

Kirby ka thënë se kjo pauzë është hap në drejtimin e duhur.

“Ne duam të shohim që kjo të vazhdojë për aq gjatë sa është e nevojshme”, tha Kirby.

Kirby ka përsëritur qëndrimin e SHBA-së “se tash nuk është koha për armëpushim, duke thënë se kjo do të ndihmonte Hamasin ta legjitimonte atë që bëri më 7 tetor”.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut

Militantët e Hamasit më 7 tetor në një sulm brenda territorit izraelit vranë mbi 1400 persona dhe morën mbi 200 pengje.

Si kundërpërgjigje Izraeli nisi ofensivën në Gaza, ndërsa nga autoritetet e Hamasit raportohet për 10 mijë e 812 të vdekur, prej tyre 4412 fëmijë.

YouTube player