Lajme

“Lezha nuk është Lampeduza”, mbahet protesta e parë kundër marrëveshjet Rama-Meloni

Është zhvilluar në qytetin e Lezhës protesta e parë kundër marrëveshjes së kryeministrave Rama dhe Meloni që sjell në zonën e Shëngjinit mijëra emigrantë afrikanë çdo vit.

Dhjetëra qytetarë marshuan në rrugët e qytetit dhe kërkuan që edhe të tjerë t’u bashkohen për të mos lejuar kthimin e Shëngjinit në kamp refugjatësh.

Lexo më shumë  Çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti

Në pankartat që binin në sy në këtë protestë shkruhej “Mos e kthe Lezhën në Lampeduza”, “Musafirin e zgjedh unë dhe jo Edi Rama”, apo “Mos ma sill Afrikën, më sill Europën”.

Ish-kryetari i Komunës, Salvador Kacaj tha përpara të pranishmëve se Rama sjell emigrantët në Lezhë, pasi sipas tij ai e urren veriun.

“Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për “besëlidhje” ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët, që nuk duan as të vijnë në Shqipëri,” u shpreh Kaçaj.

Lexo më shumë  Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
YouTube player