Bota

SHBA-ja teston raketën hipersonike në Paqësor për herë të parë

Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka testuar një raketë lundrimi hipersonike në Oqeanin Paqësor për herë të parë. Analistët këtë e shohin si sinjal për Kinën se Uashingtoni ende garon në arenën e armatimit ku shumë e shohin Pekinin me avantazh.

Më 17 mars, një bombardues B-52 ka fluturuar nga baza Andersen dhe ka gjuajtur një raketë prototip hipersonike, ka konfirmuar një zëdhënës për CNN.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Më parë, testime të tilla të raketave ishin bërë nga toka. Raketa supozohet të qëllojë objektiva me vlerë të lartë.

Zyrtarët amerikanë kanë pohuar më parë se Kina dhe Rusia ishin përpara me zhvillimin e raketave hipersonike.

Koreja e Veriut po ashtu pretendon se po zhvillon armë hipersonike.

Rruga Press

YouTube player