Lajme

Shehu: Të futet në rendin e ditës mocioni për njohjen e rezolutës të gjenocidit serb në Kosovë nga parlamenti i Shqipërisë

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, denoncoi një shkelje të procedurës parlamentare, që sipas tij është me pasoja të mëdha për vendin dhe për rajonin.

Ai ka kërkuar njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Shehu tha se heshtja ka një çmim të rëndë për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.

Lexo më shumë  Karkaleci “pushton” Kolonjën! Dëmtohen kulturat bujqësore, fermerët: Rrezikojmë të mbesim pa prodhime! Institucionet nuk ndërhyjnë

“Muaj përpara, ne, një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik, kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovës”, tha ai.

Lexo më shumë  Kosova padit Paunoviqin pas deklaratës për “spastrimin etnik”

Rruga Press

YouTube player