Lajme

Bullgaria dërgon 100 trupa në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent ushtarak prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.

Dislokimi, sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite”, shënon kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në qytetin e Yambolit sot [e enjte] do të zhvillohet ceremonia e dërgimit të kontingjentit ushtarak në Kosovë. Ata do të aterrojnë në Kosovë gjatë javëve në vazhdim.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së

“Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur ‘gati luftarake’ nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, Bullgaria ka rreth 48 ushtarë në Kosovë. Ky numër do të rritet në rreth 150.

KFOR-i ka gjithsej 4.443 trupa nga 28 vende. Numri i trupave u rrit që nga tensionet në maj të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Gjatë muajit prill, edhe Gjermania pritet ta rrisë numrin e pranishëm të ushtarëve në Kosovë.

Në një intervistë të martën për “Telegraph”, kryeministri Albin Kurti kërkoi që NATO-ja të sjellë më shumë trupa në Kosovë shkaku i kërcënimeve të Serbisë.

Rruga Press

YouTube player