SHBA-ja prin bindshëm me eksportimin e armëve në botë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të parat për numrin e eksportimit të armëve me 42 për qind, por pas tyre nuk renditet më Rusia.
Në një raport të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm, thuhet se Franca është e dyta me 11 për qind, pasuar nga Rusia me 11 për qind, Kina 5.8 për qind, Gjermania 5.6, Italia 4.3, Britania e Madhe 3.7, Spanja 2.7, Izraeli 2.4 dhe Koreja e Jugut 2.0 për qind.
Sipas raportit, Rusia ka shënuar një ulje të eksportimit të armëve, për dallim të Francës që është ngritur nga 7.2 për qind falë marrëveshjeve të mëdha për avionin luftarak Rafale të Dassault Aviation me Katarin, Egjiptin dhe Indinë.
Moska ka rënë nga 21 për qind në 11 për qind, thotë SIPRI-ja.
“Rënia e eksporteve ruse të armëve filloi para pushtimit në Ukrainë në 2022-n”, ka thënë Pieter Wezeman, studiues i lartë në këtë Institut.
Në anën tjetër, India është importuesi më i madh i armëve në botë. 33 për qind e importeve të saj vijnë nga Franca, ndërsa 36 për qind vijnë nga Rusia.
Shumica e vendeve evropiane po rrisin shpenzimet e mbrojtjes. Importet e armëve ishin 94 për qind më të larta në periudhën 2019-20223 sesa në 2014-2018. Ukraina ishte importuesja më e madhe e armëve në kontinent.
Gjithashtu, SHBA-ja thuhet se ka rritur përkrahjen për Evropën. 55 për qind e importeve të armëve që vijnë në Evropë janë përtej Atlantikut në pesë vjetët e fundit, krahasuar me 35 për qind të periudhës para kësaj.
Rruga Press