Lajme

SHBA-ja ndan 2.5 milionë dollarë shtesë për Kosovën në ndihmë ndaj COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) paralajmëruan ndihmë urgjente Kosovës në vlerë prej 2.5 milionë dollarë në ndihmë për COVID-19.

Kjo ndihmë pritet të sigurojë mbështetje në realizimin e vaksinimit kundër COVID-19.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të luftuar këtë virus tinëzar së bashku me partnerët tanë, që do të thotë me ju. Bashkërisht, ne mund të luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë përhapjen e COVID-19”, tha drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi.

Kjo ndihmë shtesë, e cila do të zbatohet përmes UNICEF-it, ndërton mbi bazën e më shumë se 2.6 milionë dollarë ndihmë për COVID-19 dhuruar Kosovës përmes USAID-it gjatë pandemisë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Vitin e kaluar, USAID-i shpërndau 249 komplete higjienike në qendrat shëndetësore; 7,750 komplete higjienike për familjet dhe 2,400 pako higjienike për nënat dhe foshnjat në të gjitha 38 komunat e Kosovës. Me fillimin e vitit shkollor, USAID-i gjithashtu u dhuroi komplete higjienike 660 shkollave fillore dhe të mesme.

Krahas kësaj, Shtetet e Bashkuara dhuruan 50 respiratorë si pjesë e një pakoje mbështetëse që përfshinte pajisje shoqëruese të respiratorëve, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinare online. Shtetet e Bashkuara dërguan pajisje laboratorike të testimit dhe skanerë termik për vendosje në terminalet hyrëse të vendkalimeve kufitare të Kosovës, përfshirë Aeroportin e Prishtinës dhe katër vendkalime kufitare tokësore.

Lexo më shumë  Ministrja Nagavci tregon cilët mësimdhënës do t’i nënshtrohen të parët provimit për licencë të avancuar

USAID ka paralajmëruar një partneritet në vlerë prej 1 milion dollarësh amerikan me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen në informim publik në Kosovë lidhur me parandalimin dhe vaksinimin kundër COVID-19 dhe në emër të Qeverisë së SHBA-së lehtësoi shpërndarjen e 538,200 dozave të vaksinës Pfizer./telegraf/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *