Bota

SHBA-ja miraton dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët

Rregullatorët amerikanë të ilaçeve kanë miratuar për qytetarët e tyre, dhënien e dozës së tretë të vaksinës te personat me imunitet të dobët, si një përforcues për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe sëmundjes.

Sipas BBC, rregulli i lëshuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) prek rreth 10 milionë njerëz, përfshirë marrësit e transplantit dhe pacientët me kancer.

Lexo më shumë  Konservatorët britanikë i fitojnë zgjedhjet lokale në Skoci

Kjo shënon herën e parë që zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë treguar se dozat përforcuese mund të jenë të nevojshme për të luftuar coronavirusin.

Disa vende të tjera kanë filluar me ofrimin e dozave përforcuese për disa grupe.

Çështja e dozave përforcuese do të diskutohet nga paneli i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në një takim të premten. Nëse miratohet nga grupi, këto doza përforcuese mund të bëhen të disponueshme nga kjo fundjavë. 

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja e paqes ShBA-Iran

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *