Lajme

Gjermania përkujton 60-vjetorin e ngritjes së Murit të Berlinit/Ambasada gjermane në Tiranë ul flamurin në gjysmë shtizë

Sot 60 vjet më parë, Europa dhe bota do të ndaheshin për tre dekada

Ushtria sovjetike filloi ndërtimin e murit të Berlinit mbrëmjen e 13 gushtit të vitit 1961 me qëllim pengimin e lëvizjes së çdo qytetari nga pjesa lindore në atë perëndimore të Gjermanisë.

Nisur nga kjo ngjarje që i shkaktoi vendit shumë dhimbje dhe jetë të humbura, ambasadat gjermane në të gjithë botën kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ambasada gjermane në Tiranë, e cila ka shpjeguar gjithashtu përmes një postimi në rrjetet sociale qëllimin e veprimit.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

“Natën e 13 gushtit 1961, u dha urdhri për ndërtimin e Murit të Berlinit. Muri qëndroi për 28 vjet dhe u kthye në simbolin e Luftës së Ftohtë, e konfrontimit midis Lindjes dhe Perëndimit. Ai ndau Berlinin Lindor me atë Perëndimor, Republikën Federale me RDGJ-në, por edhe familjet dhe miqtë.

Mijëra personave ju refuzua largimi nga vendi. 140 persona humbën jetën në përpjekje për të kapërcyer murin për tu larguar nga RDGJ – deri në vitin 1989 kur një Revolucion Paqësor i hapi rrugën ribashkimit të gjithë Gjermanisë. Për fat të mirë, sot muri është histori!

Në simbol zie për këtë ngjarje që ndau Gjermaninë kaq gjatë, Ambasada në Tiranë, si dhe të gjitha Misionet Diplomatike gjermane në të gjithë botën kanë ulur flamujt në gjysmë shtizë”, shkruan ambasada gjermane

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *