Bota

SHBA-ja kërkon hetim të plotë për vrasjen e gazetares së Al Jazeeras nga forcat izraelite

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, Tom Nides, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për vrasjen e gazetares së Al Jazeeras, Shireen Abu Akleh. Ajo vdiq pasi u qëllua nga forcat izraelite të mërkurën.

Abu Akleh u vra derisa raportonte për bastisjet izraelite në Jenin, në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve palestineze dhe dëshmitarëve, ndërsa një tjetër gazetar, Ali al-Samoudi, u plagos nga një plumb në shpinë dhe gjendja e tij mbetet stabile, raportoi Al Jazeera.

Nides është zyrtari i parë amerikan që u deklarua rreth vrasjes së Abu Aklehit , duke thënë se ishte i trishtuar kur mësoi për vdekjen e saj.

Lexo më shumë  Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

“Unë inkurajoj një hetim të plotë mbi rrethanat e vdekjes së saj dhe plagosjes së të paktën një gazetari tjetër në Jenin”, ka thënë ai.

Disa orë më vonë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, dënoi vrasjen, duke thënë se përgjegjësit “duhet të mbajnë përgjegjësi”.

“Vdekja e saj është një fyerje për lirinë e medias kudo”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Autoritetet palestineze kanë refuzuar ofertën izraelite për të kryer një hetim të përbashkët.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti vrasjen ngjarje të tmerrshme dhe tha se është i nevojshëm hetimi transparent.

Al Jazeera ka fajësuar Izraelin për vrasjen. Në një komunikatë, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë dhe të mbajë përgjegjëse forcat izraelite për “shënjestrim dhe vrasje të qëllimshme” të koleges, Shireen Abu Akleh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *