Bota

SHBA-ja e Kina paralajmërojnë njëra-tjetrën: Kush luan me zjarrin, digjet

Liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës kanë paralajmëruar njëri-tjetrin për Tajvanin në një bisedë telefonike që ka zgjatur më shumë se dy orë.

Presidenti amerikan Joe Biden i ka thënë homologut të tij kinez, Xi Jinping, se SHBA-ja kundërshton fuqishëm çfarëdo lëvizje të njëanshme për të ndërruar statusin e ishullit.

Ka shtuar se politika amerikane ndaj Tajvanit s’ka ndryshuar, shkruan BBC.

Pekini ka njoftuar se Xi i ka thënë Bidenit t’i përmbahet parimit të një Kine, duke e paralajmëruar se “kushdo që luan me zjarrin do të digjet”.

Lexo më shumë  Mujanoviq: Serbia nuk është partnere e Perëndimit, por pikë mbështetëse për Rusinë dhe Kinën

Tensionet për këtë çështje janë ngritur para vizitës së planifikuar të Kryesueses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan. Kina ka paralajmëruar “pasoja serioze” nëse ajo do ta vizitojë Tajvanin.

Javën e shkuar, Bideni u tha gazetarëve se “ushtria nuk mendon se kjo është ide e mirë”, por Shtëpia e Bardhë ka ftuar Kinën të ndalë retorikën kundër vizitave të tilla.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës Biden, dy liderët kanë diskutuar edhe për mundësinë e një takimi, duke e përshkruar bisedën si “direkte” dhe “të sinqertë”.

Lexo më shumë  Ushtria e Putinit pëson humbje dramatike! Mbi 50 mijë ushtarë rusë vdiqën ose u plagosën në fushën e betejës në shtator

Ishullin që vetëqeveriset, Pekini e konsideron territor të tijin. Nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta arritur këtë. Washingtoni nuk e njeh diplomatikisht Taipein, por SHBA-ja i shet armë ishullit që qeveriset vetë ashtu që ta mbrojë veten.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *