Bota

SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa tokë-ajër me rreze veprimi Kiev-Moskë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë sisteme raketore tokë-ajër me rreze të mesme dhe të gjata veprimi, shkruan CNN-i të hënën.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, që aktualisht po merr pjesë në Samitin e G7-s në Gjermani, bëri të ditur se do t’i sigurojë Kievit “sisteme të avancuara raketash dhe municionesh, derisa lufta në Ukrainë po vazhdon”.

Lexo më shumë  Raporti i këshilltarit special: Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatet e 2020, nëse nuk do të zgjidhej president

Ushtria ukrainase këtë javë pritet të mobilizohet me armatim shtesë. Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar sisteme raketore mbrojtëse, të njohura si NASAMS, që godasin objektiva në 1000 milje distancë, ndërkohë që distanca ajrore Kiev-Moskë është vetëm 469 milje.

SHBA-ja deri më tash i ka dhuruar armë në vlerë miliarda dollarë Ukrainës, që kur nisi lufta më 24 shkurt. Por deri më tash ka hezituar t’i dhurojë armë të tillë me rreze të gjatë veprimi për të mos goditur territorin rus me armë amerikane.

Lexo më shumë  Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *