Bota

Me dhjetëra gjeneralë të spastruar, Putini ndryshon “strategji”; thërret “artilerinë” e rëndë në fushë-beteje

Pas humbjes së nëntë gjeneralëve dhe 55 kolonelëve në fushëbetejë me Ukrainën, Presidenti rus Vladimir Putin ka thirrur ish gjeneralin në pension për të drejtuar trupat ushtarakë. Despoti rus mesa duket po “gërvisht fundin e fuçisë” duke kërkuar shpëtim nga gjenerali i 20-të i vodkës, tashmë 67 vjeç, për të ringjallur edhe njëherë pushtimin e tij të lëkundur, shkruan The Sun.

Gjenerali i sapo emëruar në krye të forcave speciale të Putinit në Ukrainë u aktivizua sërish në detyrë pasi ish-komandanti i njësisë u plagos rëndë nga një sulm artilerie.

Veterani “gjigand” i luftës ka shërbyer në pushtimin rus në Afganistan për katër dekada, duke u bërë komandant i trupave elitarë 25 vite më përpara, por ishte nxjerrë në pension për shkak të peshës së rëndë trupore. Thuhet se ai “përpinte” 5 vakte në ditë duke i shtuar pas edhe një litër vodka “për shpëlarje”.

Lexo më shumë  Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Putinit kishte varur çizmet në mur prej pesë vitesh, por lideri rus e zgjoi nga gjumi, duke e thirrur në krye të detyrës për të drejtuar trupat rus në luftë. Sidoqoftë, komandanti duket se nuk është në formën e tij më të mirë pasi u detyrua të bënte një uniformë me porosi dhe dy parzmore për të rrethuar trupin, në mënyrë që të kompletonte veshjen ushtarake.

Shumë nga komandantët e Putinit janë vrarë ose plagosur nga betejat në Ukrainë dhe mesa duket, me forcat që po e lënë dita-ditës, ai po përdor oficerë të dorës së dytë në front, të cilët janë të pafuqishëm të kundërshtojnë urdhrat e despotit për t’iu bashkuar luftës edhe në këtë moshë.

Lexo më shumë  Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Nëse një gjeneral në pension merr një mesazh nga Putini duke thënë se nëna Rusia ka nevojë për ju, për të luftuar në Ukrainë, nuk mund të bëjë shumë për t’a ndryshuar këtë vendim. Nuk ka shpëtim nga Rusia. Luftënxitësi po gërmon në rreshtat e veteranëve, sado të padobishëm të jenë ata, për të mbushur boshllëqet në ushtrinë e tij të brishtë pasi kreu një spastrim të pamëshirshëm të gjeneralëve të tij.

Rusia mendohet se ka humbur deri në 50,000 burra gjatë konfliktit të zhytur në gjak, duke bërë që Putini të spastrojë këshilltarin e tij të lartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *