KryesoreLajme

SHBA-ja dhe Italia me numrin më të madh të ushtarëve në Kosovë, ja shtetet që kanë trupa në kuadër të KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Ferenc Kajari në një intervistë për Telegrafin ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e këtij misioni ushtarak për të ofruar siguri në Kosovë dhe ka treguar detaje ekskluzive për rënien e dronit ditë më parë në rajonin e Mitrovicës.

Kajari në këtë intervistë ka folur edhe lidhur me forcat e NATO-s në Kosovë, nëse ka shtim të këtyre forcave pas agresionit rus në Ukrainë.

Ai ka thënë se prezenca e KFOR-it në Kosovë nuk ka ndryshuar.

“KFOR-i ka një qëndrim fleksibil, të dukshëm dhe të shkathët në terren, e cili na lejon të trajtojmë menjëherë çdo zhvillim që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Prezenca e KFOR-it nuk ka ndryshuar.

Lexo më shumë  Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë të Zubin Potokut, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Misioni ynë vazhdon të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në përputhje me konceptin e përgjigjes së ‘parë’ dhe të ‘dytë’.

Jam në kontakte të rregullta me një numër të gjerë të bashkëbiseduesish, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë”, ka thënë gjeneral major Kajari.

Ai ka bërë të ditur edhe se prania aktuale e KFOR-it është mbi 3,700 trupa, e që janë prej 28 vendeve kontribuuese, duke përfshirë anëtaret dhe partnerët e NATO-s.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri

Referuar listës së vendeve që kanë trupa ushtarake në Kosovë, janë më shumti nga SHBA-të – 635, Italia – 621, pastaj nga Hungaria – 469, Turqia – 316, Polonia – 247, Austria – 218, pastaj vjen Zvicra, Sllovenia, Kroacia.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të vendeve që kanë trupa në kuadër të KFOR-it në Kosovë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *