Bota

Koreja e Veriut jo aq e izoluar sa mendohet. SHBA-ja e akuzon se furnizoi me armë grupin mercenar rus

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka furnizuar me raketa në fushëbetejë në Ukrainë grupin mercenar rus “Wagner”.

Shtëpia e Bardhë tha se dërgesa shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo po ashtu ka deklaruar se do të shpallë sanksione të mëtejshme ndaj “Wagner”.

Koreja e Veriut dhe Wagner i kanë mohuar raportet, raportoi BBC-ja të premten.

Luftëtarët e grupit mercenar janë rritur nga 1,000 në gati 20,000 në Ukrainë, ka bërë të ditur Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Grupi ka qenë gjithashtu aktiv kohët e fundit në Siri dhe vendet afrikane, dhe është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë  Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

“’Wagner’ po kërkon në mbarë botën për furnizues armësh për të mbështetur operacionet e tij ushtarake në Ukrainë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Ne mund të konfirmojmë se Koreja e Veriut ka përfunduar një dërgesë fillestare të armëve për ‘Wagner’, e cila ka paguar për atë pajisje”, ka shtuar ai.

Kirby tha se “Wagner” po shpenzon më shumë se 100 milionë dollarë çdo muaj në Ukrainë. Ai shtoi se grupi tani rivalizon ushtrinë ruse në pushtet.

Lexo më shumë  E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, tha se Britania është dakord me vlerësimin e Washingtonit.

“Fakti që Presidenti Putin po i drejtohet Koresë së Veriut për ndihmë është një shenjë e dëshpërimit dhe izolimit të Rusisë”, tha zoti Cleverly në një deklaratë.

Por pronari i “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, e mohoi pohimin, duke e quajtur “thashethem dhe spekulim”, ndërsa Ministria e jashtme e Koresë së Veriut i quajti raportet “të pabaza”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *