Gjeopolitikë

ShBA intensifikon luftën kundër trafikut të drogës: sanksione për Kinën, Brazilin, Meksikën dhe Kolumbinë

Presidenti  Joe Biden nënshkroi dy urdhëresa ekzekutive të mërkurën më 15 dhjetor për të rritur luftën kundër trafikut të drogës dhe rrjeteve kriminale.

Masat përfshijnë aplikimin e sanksioneve kundër kompanive kineze që tregtojnë përbërës të fentanilit, një opioid sintetik, dhe kundër bandave kriminale aktive në Brazil, Meksikë dhe Kolumbi.

Në ShBA, kriza e opioideve po përjeton përkeqësim progresiv, duke çuar në më shumë se 100,000 vdekje nga mbidoza, që nga fillimi deri në prill të vitit 2021. Një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Këtë e pohojnë të dhënat nga Qendra për Sëmundjet, Kontrolli dhe Parandalimi i Narkotikëve.

Departamenti i Thesarit tha se ka vendosur sanksione ndaj 25 subjektëve dhe individëve që përfitojnë nga të ardhurat e trafikut të drogës, pavarësisht lidhjeve të drejtëpërdrejta  me bosët ose kartelët e njohur. Masat prekin edhe kompanitë kineze si Wuhan Yuancheng  Gongchuang Technology Co Ltd, të cilat, sipas Thesarit të ShBA, do të merrnin përbërësit kimikë të përdorur për prodhimin e fentanilit dhe nga kompani të tjera, që thuhet se janë të përfshira në shitje ose në transportin e kimikateve të tillë.

Kundër Brazilit, Thesari në fjalë ka vendosur sanksione financiare, veçmas ndaj grupit Primeiro Comando Da Capital, ose PCC, i krijuar në burgjet e Sao Paulos, në fillim të viteve të 90-ta. Sot konsiderohet organizata më e fuqishme kriminale në vend, duke përshpejtuar procesin e përhapjes së kokainës në Evropë. Shtimi i CCP në listën e subjekteve të sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, pason lëvizjet e bëra nga Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare më parë, për të shtuar në heshtje anëtarë të dyshuar të CCP në listën e organizatave të papërshtatshme për të marrë një vizë për të hyrë në ShBA.

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Thesari shënjestroi gjithashtu  listën e bosëve të drogës, kartelëve dhe bandave në Meksikë dhe Kolumbi, disa prej të cilëve më parë ishin goditur nga sanksione më të forta.

Masat ndëshkuese të prezentuara, u mohojnë subjekteve të caktuar qasjen në transaksionet me dollarët amerikanë, si dhe ngrijnë asetet që këto subjekte fizike dhe juridike mund të mbajnë në Shtetet e Bashkuar. Megjithatë, grupet e organizuar kriminalë, vitet e fundit, janë zhvendosur drejt përdorimit të burimeve, si kriptovalutat, të cilat shmangin sistemin  financiar amerikan.

Për të luftuar trafikun e drogës, Departamenti i Thesarit ishte mbështetur më parë në Aktin e Luftës kundër Narkotikëve të vitit 1999 dhe në një urdhër ekzekutiv të mëparshëm të vitit 1995. Me rregullativën synoheshin strukturat më tradicionale të kartelit, që kishin drejtues lehtësisht të identifikueshëm. Struktura e re i lejon Thesarit të synojë një gamë më të gjerë individësh, si psh. ata që marrin me vetëdije të plotë pasurinë e gjeneruar nga trafiku i drogës. “Trafiku i sotëm i drogës nuk bazohet më në kulturat që kërkojnë sipërfaqe të mëdha kultivimi, por në materiale sintetikë dhe përkursorë kimikë. Kartelët operojnë në një mënyrë më të përhapur e të decentralizuar, duke penguar aftësinë tonë për të krijuar pako  gjithëpërfshirëse të sanksioneve ndaj trafikantëve të drogës” – tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Lexo më shumë  DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Një urdhër i dytë ekzekutiv i parashikuar nga Biden, autorizon krijimin e një Këshilli të Ri për Krimin e Organizuar Transnacional, për të përmirësuar bashkëpunimin midis Departamenteve të Drejtësisë, Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare, Thesarit, Departamentit të Shtetit dhe Byrosë së Inteligjencës Kombëtare.

Ky këshill synon gjithashtu të përmirësojë komunikimet midis Inteligjencës, zbatimit të ligjit dhe sektorit privat për të identifikuar dhe synuar rrjetet kriminalë. /Sigurezza Internazionale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *