Gjeopolitikë

NATO – ShBA dhe marrëveshja mbi “garancitë e sigurisë”

Pasi Rusia bëri publike “garancitë e sigurisë” në lidhje me praninë e Aleancës Atlantike, të premten më 17 dhjetor, NATO dhe Shtetet e Bashkuar dhanë pikëpamjet e tyre për marrëveshjen e propozuar nga Moska.

Duke komentuar deklaratat ruse se Moska do të ishte “në çdo kohë” e gatshme për bisedime mbi marrëveshjen e sigurisë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, më 17 dhjetor kumtoi se Shtetet e Bashkuar i kishin parë kushtet, por se, ata nuk do të mbanin “asnjë kolokvium për bisedimet e sigurisë evropiane” pa aleatët e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke komentuar propozimet pak para se Rusia t’i bënte ato publike, tha se “çdo dialog me Moskën duhet të përfshijë gjithashtu shqetësimet e NATO-s për veprimet e Rusisë, si dhe të bazohet në parimet dhe dokumentet themelore të sigurisë evropiane”. SP vazhdoi me deklaratën se amiti duhet “të zhvillohet duke përfshirë partnerët evropianë të NATO-s, siç është Ukraina”. Stoltenberg shtoi se 30 vendet e NATO-s “e kanë bërë të qartë se nëse Rusia merr masa konkrete për të ulur tensionet”, ata do të jenë “të gatshëm të punojnë për të forcuar besimin reciprok”.

Në konferencë për shtyp më 17 dhjetor, zëvendësministri rus Sergei Ryabkov deklaroi se akumulimi i armëve në Evropë mund ta detyrojë Rusinë të vendosë raketa bërthamore me rreze të mesme veprimi në pjesën evropiane të Federatës, në Bjellorusi, në Kaliningrad, enklavën ruse në zemër të BE-së, etj. Duke i kërkuar Uashingtonit që t’i merr seriozisht “garancat e sigurisë”, Ryabkov shprehu shpresat se Shtetet e Bashkuar do të fillojnë negociatat, duke thënë se çështja “është e një rëndësie themelore për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal”. Nga pikat kryesore të “garancive të sigurisë” është kërkesa e Moskës për tërheqjen e vendimit të krerëve të Aleancës Atlantike, në Samitin e Bukureshtit,  mbajtur më 2 prill 2008. Aty u vendos që NATO të njihte “parimin e dyerve të hapura” si për Ukrainën ashtu edhe për Gjeorgjinë, me qëllim integrimin e dy vendeve në komunitetin euroatlantik.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Gazeta amerikane “The Financial Times” shpjegoi se, në një anë, vendet anëtare të Aleancës nuk duan të likuidojnë shpejt propozimet ruse, pasi në këtë mënyrë kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, “do të arrinte fitoren propagandistike”. . Në të njëjtën kohë, megjithatë, 30 udhëheqësit botërorë theksuan se shumë nga kërkesat në marrëveshje janë të papranueshme. Siç është përjashtimi i anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në Aleancë. Gazeta amerikane shpjegoi se zyrtarët e Aleancës janë të vetëdijshëm se pa negociata për të zbutur tensionin dhe për të ndryshuar dislokimet e trupave ruse, Moska mund të militarizojë kufirin dhe ta bëjë atë një “bazë ushtarake”.

New York Times, komentoi mbi garancitë e sigurisë, duke shtuar se : “kërkesat shkojnë shumë përtej normalizimit të konfliktit aktual midis forcave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore”. Për më tepër, shumica e propozimeve nuk kishin për qëllim Kievin, por Shtetet e Bashkuar dhe vendet aleate. “Shtetet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut pranojnë detyrimin për të përjashtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s në Ukrainë dhe shtete të tjera”, thuhet në tekstin e marrëveshjes ruse. Analistët amerikanë shpjeguan se kjo kërkesë “drejtpërdrejt bie ndesh me politikën e dyerve të hapura” të NATO-s, të riafirmuar vetëm këtë javë. Shefi i NATO-s u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të enjten dhe sinjalizoi mbështetjen që Aleanca Ushtarake Perëndimore është gati t’i ofrojë Kievit, duke i bërë jehonë premtimit të mëparshëm të bërë më 2 prill 2008, gjatë Samitit të Bukureshtit.

Lexo më shumë  SHBA: Disa njësi të ushtrisë izraelite kanë shkelur të drejtat e njeriut

Së fundi, draft-marrëveshja me NATO-n përmban dhe kërkesën për anulimin e dislokimeve të trupave të Aleancës në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke deklaruar se “palët bien dakord të mos vendosin trupa në zonat ku nuk ishin të pranishme pas vitit 1997” kur filloi zgjerimi i NATO-s drejt Lindjes. Në mënyrë të detajuar, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke iu bashkuan Aleancës në vitin 1999, e ndjekur në 2004 nga Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe ish-republikat sovjetike si ajo e : Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Në vitet në vijim, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u bashkuan gjithashtu, duke e çuar totalin e NATO-s në 30 vende. /Sigurezza Internazionale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *