Bota

SHBA instaloi sistemin e raketave “Patriot” në Poloni, pasi Rusia bombardoi bazën ushtarake pranë kufirit

Dy ditë pasi forcat ruse kanë shtrirë sulmin e tyre në Perëndim të Ukrainës, duke bombarduar një bazë ushtarake në qytetin e Lviv, i cili është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë, vend anëtar i NATO, SHBA ka marrë masa.

Dailymail raporton se sistemi i raketave amerikane Patriot ëshë vendosur në një bazë ajrore polake vetëm 50 milje nga kufiri me Ukrainën.

Sistemi i mbrojtjes nga toka dhe ajri u instalua rreth perimetrit të Aeroportit Ndërkombëtar Rzeszow-Jasionka pasi një flotë avionësh të Forcave Ajrore të SHBA (USAF) fluturuan nga një bazë në Ramstein, Gjermani. Kjo lëvizje vjen pasi Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM) tha të martën e kaluar se do të instalonte sistemin raketor Patriot në Poloni si një mburojë.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman, Scholz ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Siguria është rritur ndjeshëm rreth fushës ajrore, e cila përdoret gjithashtu nga transportuesit civilë si Ryanair dhe Wizz Air, të cilët kryejnë fluturime nga aeroportet East Midlands, Manchester, Bristol dhe Luton në MB.

Raketat të drejtuara nga lindja drejt Ukrainës dhe nivelet e alarmit në aeroport u rritën pas sulmit të së dielës nga Rusia në një bazë trajnimi ushtarak në Yavoriv, ​​vetëm 70 milje larg përtej kufirit polako-ukrainas.

Lexo më shumë  Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë 

Sulmi solli një breshëri raketash në qendrën ndërkombëtare të paqeruajtjes dhe sigurisë në Yaroviv, e cila la të paktën 35 persona të vdekur dhe 134 të tjerë të plagosur, si dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *