Lajme

Qytetari: Po heshtën të mirët, të këqinjtë gjithmonë bëhen bashkë

Qytetari u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në shesh dhe të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Në fjalën e tij në protestën e 7-të që po zhvillohet para Kryeministrisë, qytetari ka sulmuar Ramën duke thënë se ky i fundit nuk meriton të quhet zotëri pasi po tallet me shqiptarët.

Ai thotë se toka shqiptare është larë me gjak, ndërsa thekson se nuk duhet t’u lihet në dorë një tufë horrash.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Qytetari: Do ju lutesha shqitarëve që të mos abuzojnë me fjalën zonjë e zotëri.  Kjo fjalë i takon vetëm njerëzve që janë me dinjitet. Një palo kryeministri që tallet si Ramoviçi nuk meriton të quhet zotëri. Si Ramoviçi është pervers. Ka një tufë sharlatanësh që e ndjekin. Po heshtën të mirët, të kqinjtë gjithmonë bëhen bashkë. Të bëhemi bashkë e t’i mësojmë Ramës vallen e Kukësit, at vallen e gjatë. Ftoj të gjithë shqiptarët të dalin në shesh e t’i lejmë ankesat për hatër të brezave që do vijnë, dhe moshën e tretë që i kemi para nesh. Kjo tokë është larë me gjak dhe nuk duhet të ja lejmë një tufë horrash. Meqë edhe  opozitës i doli boja tashmë kemi të bëjmë vetëm me qytetarët, shqiptarët.  

Rruga Press

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *