Bota

SHBA: Do të mbrojmë ‘çdo pëllëmbë’ të territorit të NATO-s

SHBA ripohoi angazhimin e saj për të mbrojtur “çdo pëllëmbë” të territorit të NATO-s përpara bisedimeve mes ministrave të mbrojtjes që do të përfshijnë diskutime me dyer të mbyllura nga Grupi i Planifikimit Bërthamor, sipas skynews.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin përsëriti angazhimin e Amerikës ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s pas kërcënimeve të vazhdueshme nga presidenti rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore.

Lexo më shumë  Britania e Madhe për shkarkimin e ministrit rus: Putini do një tjetër kukull

“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s,” tha  Austin.

Ai foli pak përpara se të merrte pjesë në një takim të Grupit të Planifikimit Bërthamor të NATO-s, i cili është organi i lartë i NATO-s për çështjet bërthamore dhe trajton çështjet e politikës që lidhen me forcat e saj bërthamore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *