KryesoreLajme

SHBA dërgon edhe një batalion shtesë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në Kosovë një batalion të Gardës së Ajouas. Ky mision është në mbështetje të operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

“Misioni i tyre primar do të jetë kryerja e operacioneve të drejtpërdrejta ajrore, mbështetja për furnizim me karburant dhe mirëmbajtje për forcat e SHBA-së, koalicionit dhe për forcat e Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar “communitynewspapergroup”.

Aty thuhet se misioni paqeruajtës ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë është një mision i qëndrueshëm që është i përqendruar në stabilitetin lokal dhe rajonal brenda vendit dhe Evropës Lindore.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zyrtarë të Qatar Development Fund, flasin për përkrahjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

Ceremonia e dërgimit të komunitetit do të mbahet të premten në Qendrën e Mbështetjes së Aviacionit të Ushtrisë.

Në fillim të viti pritet që Gjermania të dërgojë trupa shtesë në Kosovë ndërsa më herët ka dërguar edhe Britania e Madhe. 1000 trupa shtesë janë dërguar në Kosovë pas ngjarjeve të fundit ku u vra heroi, Afrim Bunjaku.

Lexo më shumë  Protesta në Serbi nesër, qytetarët e Kosovës udhëzohen t’i shmangin pikat kufitare me Serbinë
YouTube player