Uncategorized

SHBA dënon djegien e makinave të personave që pajisen me targa RKS

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar djegien apo shkatërrimin e pronave të atyre personave që kanë apo synojnë të riregjistrojnë makinat e tyre me targa ilegale serbe, në RKS – Republika e Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka konsideruar aktet e tilla “frikacake dhe kriminale”.

Më 2 nëntor, Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të së mërkurës ka pranuar informacione për vënien e zjarrit dhe djegien e një veture me targa RKS në Zubin Potok, pronar i së cilës ka qenë një qytetar i komunitetit serb.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Zvogëlimi i barrës administrative është prioritet i Qeverisë

Ky njoftim vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka paralajmëruar rezistencë të ashpër qysh në momentin kur do të shqiptohet gjoba e parë lidhur me targat.

Lexo më shumë  Kurti pret në zyrë ambasadorët e QUINT-it

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Marrë me shkurtime nga Radio Evropa e Lirë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *