Opinion/Aktualitet

Krahina e Preshevës, siç organizoi referendumin më 1992, vazhdoi me regjistrimin masiv më 2022

Nga Refik Hasani

Pjesëmarrje masive në procesin e regjistrimit të rregullt të popullsisë e ekonomisë familjare dhe banesave në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që janë publikuar si regjistrim preliminar, ku Presheva: 58.845, Bujanoci: 54.305, dhe Medvegja: 8300,ka tejkaluar parashikimet.

Ky regjistrim është me domethënie të jashtëzakonshme dhe tregoi një mobilizim, që lirisht mund të krahasohet me organizimin e Referendumit i mbajtur më datën 1 e 2 Mars të vitit 1992, krahasohet me kryengritjen e armatosur dhe formimin e UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti në ndërkombëtarizimin e çështjes së kësaj krahine se statusi i saj nuk është zgjidhur ende.

Pjesëmarrja masive në proces do të pasqyrojë realitetin në këtë Krahinën shqiptare dhe do të krijojë premisa që ky Rajon nuk mund të vazhdojë të trajtohet në nivel çfarë ishte deri më tani as nga Beogradi, dhe instanca të BE-së.

Lexo më shumë  Tentakulat e mafies shqiptare, në mediat ndërkombëtare

Dalja dhe regjistrimi i qytetarëve të kësaj Krahine, në këtë numër, nuk mund të vazhdohet me avazin e vjetër duke diskriminuar dhe duke vazhduar të mbetët si Krahina më e prapambetur në gjithë Evropën.

Është domosdoshmëri që këtë proces zgjedhor në fazat e tjerë deri në publikimin final ta përcjëllë dhe monitorojn si OSBE-ja dhe mekanizma të BE-së.

Mobilizimi dhe dalja masive në këtë regjistrim është një përgjigje ndaj pasivzimit të adresave, është plebishit i treguar sikur në referendumin e 1 e 2 marsit 1992, dhe lufta e armatosur e UÇPMB-ës.

Ky regjistrim do të reflektojë dhe në ndërrimin e qasjes së Prishtinës, e veçmas të Tiranës zyrtare në raport me këtë Krahinë.

Lexo më shumë  Tentakulat e mafies shqiptare, në mediat ndërkombëtare

Shqiptarët nga ky regjistrim edhe zyrtarisht do të duhej të kenë 7 vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë dhe ndahet buxhet dhe të jenë të përfaqësuar në instanca qendrore të Serbisë në përpjestim me numrin e banorëve si në zinxhirin komandues në Polici, në Gjykatë dhe Prokurori.

Po ashtu, shqiptarët tani më gjysmë të asimiluar në Rajonin e Sanxhakut, që përfshin Novi Pazar, Sjenicë e Tutin, t’iu lejohet përdorimi i Gjuhës Shqipe me Ligj, si në Administratë dhe mësimi në Gjuhën amtare.

Kurse për shqiptarët në Serbi, do të duhej të hapet një Universitet shtetëror në Gjuhën Shqipe, dhe Institut për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *