Bota

SHBA ‘akuzon zyrtarisht’ Rusinë se ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë “akuzuar zyrtarisht” Rusinë se ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Deklaratat u bënë nga zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, gjatë fjalës së saj të mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Harris akuzoi Rusinë për “akte të tmerrshme të vrasjes, torturës, përdhunimit dhe dëbimit” gjatë pushtimit të saj në ukrainë.

Konferenca në Gjermani vjen pasi afrohet njëvjetori i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Harris tha në konferencë se autorët e krimeve të dyshuara ruse në Ukrainë duhet të dalin përpara përgjegjësisë.

“Veprimet e tyre janë një sulm ndaj vlerave tona të përbashkëta dhe njerëzimit tonë të përbashkët,” tha ajo.

OKB-ja i përkufizon krimet kundër njerëzimit si një “sulm të përhapur ose sistematik” ndaj një popullsie të caktuar civile.

Ndërkohë që nga ana tjetër Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha gjatë konferencës se tani ishte koha për të “dyfishuar” mbështetjen ushtarake.

Sunak argumentoi se aleatët perëndimorë duhet të fillojnë të planifikojnë për sigurinë e ardhshme të Ukrainës, si dhe të dërgojnë armët që i nevojiten për të mbrojtur vendin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *