Lajme

Sharjet e nxitja e dhunës pritet t’u kushtojnë deputetëve deri në 344 euro

344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i cili është diskutuar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Po ashtu parashihen masa sanksionuese si vërejtje me shkrim e nëse ka shkelje të rëndë të përsëritur shqiptohet vërejtja me shpallje publike në uebfaqen e Kuvendit dhe deklarim të shkeljes në seancën e ardhshme.

Po ashtu mund të ketë suspendim deri në 3 seanca, varet nga niveli i shkeljes, suspendim nga pjesëmarrja në mbledhje të komisioneve dhe e fundit është sanksionimi deri 20 për qind të pagës bazë.

Lexo më shumë  "Rama shtrëngohet fort me Vuçiqin, por s'e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit"

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka propozuar që deputetëve me sjellje të këqija t’u hiqen tri paga.

“Me nenin 26 paragrafi c, d mendoj që po dënohet GP, po dënohet qytetari por jo deputeti. Nuk po me duket e logjikshme të dënohet dikush tjetër për sjelljen e pandërgjegjshme të deputetit. Unë propozoj që ndëshkimi të mos jetë 20 për qind, por të jetë deri në 3 paga”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Maqedonci me detaje nga Londra: Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në e industri e mbrojtjes

Deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka thënë se sanksionimi bëhet me qëllimin që të shihet edhe si presion.

“Nuk është çështja vetëm e ndëshkimit të deputetit, por edhe entitetit politik të grupeve parlamentare, që i takon në kuptim të vështirësisë së vendimmarrjes sepse e implikon punën e tyre në komisione. Kjo shërben si presion”, ka thënë ai duke u dakorduar që të rritet në 20 për qind sanksionimi për deputetët.

Rruga Press

YouTube player