Lajme

Presidentja Osmani: Ilaz Kodra ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar luftëtarin e lirisë të UÇK-së, Ilaz Kodrën në 25- vjetorin e rënies së tij.

Presidentja Osmani tha së Ilaz Kodra do të mbetet udhërrëfyes për brezat dhe sikurse atëherë që ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Osmani, tutje shtoi se heroi Ilaz Kodra bashkë me heronjtë e tjerë të UÇK-së është gardian i lirisë dhe i shtetit tonë.

Lexo më shumë  Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

“Presidentja Vjosa Osmani kujton heroin Ilaz Kodra në 25- vjetorin e rënies

Sot në 25- vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me respekt heroin Ilaz Kodra, një ndër luftëtarët e radhëve të para të UÇK-së, krahas kryekomandantit Adem Jashari.

Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë, i cili fatin e popullit të tij e vendosi mbi fatin personal, ndaj është heroi ynë.

Ai do të mbetet udhërrëfyes për brezat dhe sikurse atëherë që ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë, sot është gardian i lirisë dhe shtetit tonë bashkë me heronjtë e tjerë të UÇK-së.

Lexo më shumë  Kurti: Platforma E-Komuna u mundëson qytetarëve shërbime më të mira

Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës.

Rruga Press

YouTube player