Bota

Sfida e Gjermanisë me energjinë

Ministri i ri i Mjedisit në Gjermani ka thënë të martën se shteti po përballet me sfidë “gjigante” nëse dëshiron që të arrijë qëllimin e vet për të reduktuar emetimin e gazit dhe për të siguruar energji të mjaftueshme për industrinë e vet “të uritur”.

Robert Habeck, anëtar i Të Gjelbërve, u ka thënë gazetarëve në Berlin se Gjermania është në rrugë për të përgjysmuar emetimet deri më 2030, krahasuar me nivelet e vitit 1990 – larg qëllimit prej 65 për qind reduktim.

Efektet që lidhen me pandeminë, e që ia mundësojnë Gjermanisë të arrijë qëllimin e përkohshëm prej 40 për qind të reduktimit të gazit deri më 2020 – u zhdukën vitin e shkuar, duke rezultuar në një rritje emetimesh më 2021.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Një arsye për rritjen e emetimit të Gjermanisë është vendimi për të mbyllur të gjitha termocentralet bërthamore deri në fund të vitit, duke rritur varësinë nga termocentralet me bazë në qymyr.

Qeveria planifikon të largojë qymyrin, idealisht, deri më 2030, duke e mbushur hapësirën me gaz natyror derisa të ketë mjaftueshëm energji të ripërtëritshme për të plotësuar nevojat e shtetit më të fuqishëm në Evropë.

Burimet e ripërtëritshme si ajo solare dhe e erës aktualisht zënë rreth 43 për qind të elektricitetit në Gjermani, por kjo shpërndarje duhet të dyfishohet në 80 për qind deri më 2030, ka thënë Habeck.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Ai ka theksuar se konsumimi i rrymës gjatë kësaj periudhe parashihet të rritet ndjeshëm për shkak se njerëzit do të kalojnë nga veturat tradicionale në ato me rrymë dhe duke i ngrohur shtëpitë me rrymë.

“Kjo është detyrë shumë e madhe, gjigante”, ka thënë Habeck, duke shtuar se shteti mund të përballet me “debat të madh politik” për masat që duhet ndërmarrë për të arritur qëllimet.

Rruga Press

YouTube player