Lajme

Pezullohet aktiviteti i Bankers Petroleum në Fier

Është pezulluar aktiviteti i “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” në Fier.

Mësohet se ky vendim është marrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, të cilët edhe kanë gjobitur në vlerën 2 000 000 lekë këtë kompani.

Raportohet se subjekti në fjalë nuk ka respektuar kushtet  e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën.

Lexo më shumë  Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë për gradën rreshter

Njoftimi i IKMT:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar punën për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndëshkimin e çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis.

Në ushtrim të përgjegjësive të veta, IKMT pas ushtrimit të kontrollit në subjektin “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” Fier, ka konstatuar që subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën. Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen më 2027 mbi 224 milionë euro, më i madhi ndonjëherë
YouTube player