KryesoreLajme

Sërish zjarr në Krujë, digjet baza ushqimore për bagëtitë

Një sasi e madhe bazë ushqimore për bagëtitë është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në fshatin Bilaj, në Krujë.

Zjarri ka rënë në një ambient ku mbahej jonxhë e grumbulluar për ushqimin e bagëtive. Sipas kryefamiljarit Pal Përlesi, flakët janë aktivizuar menjëherë dhe kanë shkrumbuar të gjithë sasinë e jonxhës.

Lexo më shumë  Mali i Zi pranë anëtarësimit në BE/ Frika se Serbia do të ndërhyjë për të ruajtur ndikimin në rajon

Situata është bërë shqetësuese edhe për shkak se zjarri rrezikonte të përhapej drejt një banese pranë vendit të ngjarjes.

Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë ndërhyrë në kohë, duke izoluar flakët dhe parandaluar përhapjen e tyre drejt banesës.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe dëmin e shkaktuar.

Lexo më shumë  Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën! - Sa më i madh armiku, aq më i madh të duket vetja. Sa më larg armiku, aq më i pakët rreziku
YouTube player