Qytetarët ‘flasin’ me pankarta: Zyrat e shtetit nuk janë shpella hajdutësh
Protesta e 73-të kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me mesazhe të forta të qytetarëve përmes pankartave të vendosura në shesh.
Në fokus të tyre ka qenë SPAK-u dhe kërkesa që institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe ndëshkojnë zyrtarët që, sipas protestuesve, kanë abuzuar me detyrën dhe pasuritë publike.
Një pjesë e pankartave lidhen drejtpërdrejt me integrimin europian, ku protestuesit shprehen se Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE-së pa u ndëshkuar korrupsioni dhe pa përfunduar në burg personat që ata i konsiderojnë përgjegjës për abuzimet.
“73. Heshtja nuk është zgjedhje”, “Zyrat e shtetit nuk janë shpella hajdutësh, SPAK drejtësi apo amnisti?”, “Hajdutët në burg, jo në Evropë” dhe “Me hajdutë në qeveri, s’ka BE për Shqipëri” ishin disa prej mesazheve të shfaqura gjatë protestës.






Rruga Press

