Lajme

Sërish lëkundje tërmeti, epiqendra në Veri të vendit, ja sa ishte magnituda

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në veri të vendit pas asaj me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter që goditi Pukën.

Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se lëkundja ndodhi pak pas mesditës së sotme dhe pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Tërmeti pati një thellësi 14 kilometra, ndërsa nuk janë njoftuar dëme materiale.

Një natë më parë, zona u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe sizmiologët i tremben riaktivizimit të tërmeteve në këtë territor të vendit, i cili deri më tani ka qenë i qetë.

Rruga Press

YouTube player