Njihuni me ishullin me emrin mitologjik dhe të kaluarën tragjike që është kthyer në destinacion turistik

Gorgona është një ishull i vogël kolumbian, i krahasuar shpesh me famëkeqin Alkatraz apo ishullin Robben.

Deri në vitin 1984, ishulli me sipërfaqe vetëm 26 kilometra katrorë, i vendosur 55 kilometra larg brigjeve paqësore të Kolumbisë ishte vendi ku dërgoheshin të burgosurit politikë dhe kriminelët më të rrezikshëm për të vuajtur dënimin e tyre shpesh deri në vdekje.

Larg syrit të njerëzve, të burgosurit liheshin të vuanin në duart e rojeve brutale.

Nga ato kohë kanë mbetur vetëm gjurmët e disa mureve, pasi tani ishulli njihet si strehë për eko-turizmin, i lakmuar nga natyralistët në eksplorim të biodiversitetit të jashtëzakonshëm të Kolumbisë.

Gorgona është një përzierje mes vullkaneve dhe xhunglës, ku bie shi çdo ditë dhe ujërat janë të mbushur me delfinë dhe balena.

Ai u zbulua në 1526 nga eksploruesit spanjollë, 87 nga të cilët humbën jetën brenda pak muajve nga gjarpërinjtë helmues.

Për këtë arsye ishulli u pagëzua me emrin Gorgona, sipas mitit të Meduzës në mitologjinë greke, flokët e të cikës ishin prej gjarpërinjsh.

Për një periudhë ishulli ishte një parajsë piratësh, derisa shteti kolumbian e shndërroi në një burg famëkeq.

“Ka shumë legjenda për Gorgonën, thotë Corazon de Jesus Aguino, teknicien i parkut. Shumë prej tyre janë të paverifikueshme, por ishte e sigurt se ky vend kishte parë tortura dhe vuajtje të tmerrshme”.

Rreth 150 të burgosur mendohet të kenë humbur jetën në Gorgona, ndërsa trupat e tyre u hodhën në det.

Rruga Press

YouTube player
AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese